Lë jashtë listës Shpendin, drejtori sportiv veçon një tjetër shqiptar: Luis Hasa është i riu më i mirë në kampionat

Kristjan Shpendi është duke kaluar një sezon të shkëlqyer në Serinë C, por vëmendjen e Pompilio Kapoxit e ka marrë një tjetër lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për Luis Hasën, i cili luan për ekipin U23 të Juventusit në grupin B të Serisë C. Drejtori sportiv italian ka thënë për “Korriere Adriatiko” se dy lojtarët e rinj që i cilëson si më të mirët në Serinë C janë Segeri dhe Hasa, duke lënë jashtë përzgjedhjes së tij Shpendin e Çezenës.

“Recanateze ka mbushur vetëvlerësimin e saj në derbi. Është shumë e vështirë për Fermanën, por ata duhet të besojnë. Lojtarët e rinj më të mirë në grup? Do thoja për Alesandro Segetin e Peruxhas dhe Luis Hasën e Juventus Next Gen.”, ka thënë Pompilio Kapoxi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/