Liridon Latifi e kishte menduar krejt ndryshe kalimin tek Akademia Pushkash. Ish-sulmuesi i Skënderbeut zgjodhi klubin hungarez kundrejt ofertave më tunduese, pasi siç e tha vetë me gojën tij e cilësonte këtë projekt si trampolinën perfekte për në kampionatet më elitare të Europës.
Viti i parë në Hungari rezultoi një katastrofë. Sulmuesi i krahut pati një sërë zënkash me trajnerin Atila Pinter, që detyruan klubin ta çonte të skuadra rezervë. Megjithatë, ajo moment tani i përket së shkuarës dhe Latifi është rikthyer në “shina”.
Tripleta në Kupë ndaj PAKS ishte sinjali i duhur për të treguar se investim i Pushkash për 25-vjeçarin nuk ishte i kotë. Tanimë Latifi është rikthyer në formacionin titullar pas muajsh të tërë në stol. Hapi i radhës është rikthimi në kombëtare, pasi në krahët e sulmit kemi nevojë për ndihmën e tij, sidomos pas dëmtimeve të Roshit dhe Grezdës.