Liridon Latifi lë gjurmë gjithnjë te Skënderbeu, edhe nëse nuk shënon. Nëse pastaj duhet të gjuajë penallti, e bën si skandinav, sikur të ishte 10 vite më i madh, me eksperiencën e një lojtari që gjuan penallti prej një jete.
Pas fitores ndaj Mladas, në mikrofonin e Supersportit Latifi deklaroi: “Ndeshje jashtëzakonisht e mirë, nata më e mirë e jetës time. Kemi dhënë gjithçka në fushën e lojës dhe e merituam. Besoj e kreva misionin tim, sulmova shumë në krah kur pashë lodhjen e kundërshtarit”.
Takaj nuk do ishte kundér shortit me një klub të madh, por Latifi do kualifikim në grupe: “Shorti është çështje fati. Nëse bie Milani apo jo nuk e di, por shpresoj te një kundërshtar sa më i dobët, sepse duam kualifikimin”.