Bonaventura-Kutrone, Milani shkëlqen nën euforinë e “San Siro”-s!

Milani kalon Kraiovën dhe turin e tretë kualifikues të Europa League, por fitorja 2-0 është vetëm një pjesë e festës… Për më shumë se 65 mijë të pranishmit në “San Siro”, gjithçka nisi 2 orë përpara: një përshendetje dhe ovacion i jashtëzakonshëm për skuadrën, duartrokitje të shumta për Donarumën, që i rikthehu.

 

Në fund të nxehjes, një tjetër motiv për të festuar: në fushë zbresin Bilia dhe Bonuçi, dy blerjet e bllokuara ende nga regjistrimi i pagesës së kartonëve, teksa stadiumi shpirthen. Thërret Lukasin por sidomos Leon, idhull i tifozerisë. Nuk mbaron me kaq, pasi njerëzit nisin të presin futjen e ekipit në fushë, teksa nis të recitohet formacioni kuqezi. Shfaqet e shkruajtura e madhe: AC MILAN, me poshtë “është e trishtuar zemra ime larg teje”. Ngjyrat janë e kuqja, e zeza dhe e argjendta, ngjyrat e mbrëmjes së Europës. Të tjera sinjale kur Donaruma shkon poshtë “Curva Sud” dhe merr duartrokitje dhe brohoritje.

2-0

MILAN-KRAIOVA

Shënues: Bonaventura 9’, Kutrone 51’ ?

MILAN (4-3-3): Donaruma; Konti, Zapata, Musakio, Rodriguez, Kesi, Lokateli, Bonaventura (Borini 81’), Suso (Çalhanoglu 65’), Kutrone (Silva 70’), Niang. Tr.: Montela

KRAIOVA (4-3-3): Kalançea; Dimitrov, Spahija, Keliç, Tiago Ferreira, Rosi (Mateiu 45’), Zlatinski, Banku, Vagenin, Baluta (Roman 65’), Mitrita (Barbut 83’). Tr.: Manxhia

Kartona të verdhë: Rodriguez 45’, Baluta 48’, Zapata 62’

Gjyqtar: Nikola Popov (Bullgari)

Në fushë mund të festohet që pas pesë minutash: në një tentativë të Kutrones, Kesi godet një silurë por në fillim arbitri ka vërshëllyer për pozicion jashtë loje. Por, pak rëndësi ka, sepse pas vetë katër minutash të tjera, pra në të 9’, vjen goli i vërtetë, ai i Xhek Bonaventurës, gjatë një goditje nga këndi. Ka rrëmujë në zonë teksa Kesi shpërqëndron portierin kundërshtar. Topi përfundon në këmbët e Bonaventurës, që e shtyn atë në rrjetë, me një goditje të studiuar, duke e përplasur në tokë njëherë.

Niang provon nga distanca, ndërsa në gjysmën e pjesës së parë vjen edhe “goli” i Donarumës: Mitrita përpara portës së Xhixhos hipnotizohet, ndërsa portieri pret diçka të pamundur. Një brohoritje e “San Siro”-s sikur të kishte realizuar. Edhe Lokateli provon, por është i pafat, ndërsa Konti gjithashtu është i pranishëm në një aksion të bukur, por topi i goditur prej tij kalon ngjitur me shtyllën.

https://www.youtube.com/watch?v=aZglxJRxfM4

Kuqezinjtë nuk ndalen dhe Suso gjithashtu bën të tijën. Pjesa e parë mbyllet kështu, ndërsa e dyta hapet siç edhe nisi… me gol! Vetëm pak minuta dhe i riu Kutrone realizon sërish, duke shpërthyer në festë dhe përqafuar shokët e ekipit, por edhe nën tifozerinë e zjarrtë.  Aktivizohen edhe Çalhanoglu e Andre Silva, teksa Niang i afrohet golit, por mund të mjaftojë me kaq. E para në “San Siro” është një festë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online