Latifi “hungarez”, miliona për Skënderbeun dhe mesfushorin

Është lojtari i momentit në Superiore, ka një vlerë të jashtëzakonshme për Skënderbeun dhe gjithë Superioren, por tashmë ka ardhur koha të largohet. Liridon Latifi pritej të shkonte në Zvicër apo Belgjikë, por merkatoja e verës është e çuditshme.

Një ofertë hungareze, nga Akademia Pushkash, klub i lidhur ngushtë me Videotonin, por edhe me mbështetje të fuqishme financiare, përveçse politike, flitet. Financat nuk janë problem, ndaj Skënderbeu është befasuar nga oferta: thuajse 1 milion euro, ose disi më pak, por me një përqindje kartoni për klubin korçar.

Po Latifi? Në teori Hungaria nuk është hapi i ëndërruar, por Latifi e di mirë që në këtë moment duhet të mendojë shumë gjëra. Në Belgjikë shkoi Olajinka dhe iku në huazim në Çeki, për eksperiencë, rrugë që nuk ka ndërmend ta ndjekë Latifi. Për të flitet se hungarezët kanë gati një kontratë të jashtëzakonshme, rreth 300,000 euro, arsye shumë e fortë për të pranuar. Deri në fund të gushtit ka kohë, Latifi bën gati valixhet, por fillimisht do të luajë kundër Dinamo Zagrebit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *