Gentian Çela paralajmëron: Mos na nënvlerësoni!

Gentian Çela nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe synon ta shijojë deri në fund rikthimin në Superiore. Në një intervistë në Supersport, veterani lushnjar flet për sezonin e ri: “Jam lojtar dhe tifoz i këtij ekipi dhe do të jem gjithmonë serioz dhe i fokusuar në maksimum për të dhënë më të mirën. Prej dy vitesh e provonim të riktheheshim në Superiore, aty ku na takon si qytet, si fanellë dhe si emër ekipi. Për sa i përket pjesës time do të jam gjithmonë maksimumin kur të më kërkohet. Shpresoj të kem shumë minuta në dispozicion”.

Sezoni i ri nuk e sheh Lushnjen në listën e klubeve të pasur, aq sa është ekipi i vetëm pa të huaj në përbërje, por Çela nuk ka frikë dhe paralajmëron rivalët: “Vështirësinë e Superiores e njohim, grupi i lojtarëve e ka eksperiencën e duhur për këtë kategori. Iu siguroj të gjithëve që do ta vuajnë shumë Lushnjën, edhe ekipet që pretendojnë edhe ekipet që e mendojnë veten të fortë se ne.”

Çela sheh te tifozët armën e madhe për përfaqëdim dinjitoz në Superiore: “Pa ata na vështirësohet puna e mbijetesës. Për sa kohë ata do jenë pranë ekipit dhe të shumtë në numër, edhe ndeshjet që mund të mendohen se nuk fitohen, me mbështetjen e tifozëve e kemi treguar dhe mund të arrijmë të fitojmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online