Tirana morri vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ze Maria dy ditë më parë, e shtyrë nga mungesa e rezultateve. Braziliani pas gati një vit e gjysmë do të lërë presë biletën pa kthim për në vendin e tij, pasi nuk e sheh të ardhmen e tij një skuadër tjetër të Kategorisë Superiore.
Ndodh rrallë që në fund të një “divorci” të ketë shtrëngim duarsh, por Refik Halili dhe Ze Maria u larguan duke u përshëndetur. Gjithsesi, ish-lojtari i Interit nuk i ka mbyllur takimet në Shqipëri, pasi siç “SportEkspres.com” mëson trajneri do të ftojë në një darkë të gjithë lojtarët dhe bashkëpunëtorët e tij para se të largohet nga Shqipëria.
Diçka e rrallë kjo, sidomos pasi mbyllet bashkëpunimi. Ze Maria do të organizojë dhe “grumbullimin” e tij të fundit, por këtë herë jo si një “bardheblu”, por me statusin e një “ish”-i.