Largimi i Ronaldos trishton madrilenët, por jo të gjithë…

Kristiano Ronaldo dhe Real Madrid janë ndarë pas një bashkëpunimi 9-vjeçar të mbushur me trofe, për të cilët portugezi ka kontribuuar me një shifër të pabesueshme prej 450 golash. Largimi i “CR7” drejt Juventusit nuk është pritur mirë në kampin madrilen, por gjithmonë ka një përjashtim.

Gareth Bejl është lojtari, i cili e ka mirëpritur këtë lajm. Uellsiani po ashtu si Ronaldo pak muaj më parë, deklaroi se do të shikonte për ndonjë klub ku të kishte më shumë minuta, por dorëheqja e Zinedin Zidanit dhe transferimi i Ronaldos te “Zonja e Vjetër” ka bërë që sulmuesi mëngjarash të ndryshojë mendje përsa i përket të ardhmes së tij në Spanjë.

Sipas lajme nga mediet spanjolle, Bejl është rikthyer në bisedime për një kontratë të re, prej së cilës do të përfitojë një rritje rroge të konsiderueshme, ndërsa vet trajneri i ri i “Los Blancos”, Hulien Lopetegui ka shprehur disa herë vlerësimin e madh që ka për futbollistin 28-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online