Aron Ramsej do të largohet pas më shumë se 10 vitesh nga skuadra e Arsenalit për t’iu bashkuar Juventusit në verë, pasi ka nënshkruar një para-kontratë me “Zonjën e Vjetër”, ku do të përfitojë rreth 400 mijë euro në javë. Mesfushori uellsian ka lënë hapësira të mëdha në mesfushën e “Topçinjve”, të cilët kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e tij.
Flitej për një afrim të Ever Banegës, me argjentinasin që ka punuar dhe më parë të Sevilja me trajnerin Unai Emeri, por sipas mediave gjermane, një tjetër emër është nën radarët e Arsenalit. Bëhet fjalë për mesfushorin e Hofenhaimit, Kerem Demirbai. Gjermani 25-vjeçar vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe me kontratën e tij që skadon në vitin 2022, Arsenali duhet të paguajë këtë shumë të plotë nëse do të sigurojë kartonin e këtij të fundit.