Largimi i radhës, Roma humbet shërbimet e mbrojtësit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ivan Markano la Porton verën e kaluar dhe u transferua te Roma me parametra zero. Tre vite firmosi mbrojtësi, por aventura me verdhekuqtë nuk shkoi ashtu siç pritej. Vetëm dhjetë ndeshje është aktivizuar spanjolli sezonin e kaluar me Romën.

Hapësirat e pakta e kanë detyruar 32-vjeçarin të rikthehet në Portugali. Markano ka arritur akordin me Porton, që pagoi 3 milionë euro në arkat e klubit kryeqytetas, dhe ka firmosur për katër sezonet e ardhshme. “Dragonjtë e Oportos” kanë zyrtarizuar rikthimin e mbrojtësit në faqen zyrtare të klubit.

Markano u transferuar për herë të parë te Porto në vitin 2014, ku vendosi të largohet nga Rubin Kazani. Tani është gati për aventurën e dytë luzitane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *