Largimi i dytë në Mallakastër, Bylis ndahet me mesfushorin

Bylis ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit Ildi Shyti. Futbollisti pogradecar iu bashkua skuadrës mallakastriote në fillim të sezonit që lamë pas. 26-vjeçari u aktivizua 14 herë nga trajneri Veljko Dovedan.

Shyti është lojtari i dytë që largohet nga skuadra mallakastriote. Pak ditë më parë klubi njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin togolez Doseh Kofi. Përsa i përket afrimeve, në Ballsh duhet të presin edhe akoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *