LAJMI I FUNDIT/ Tirana shet dy afrikanët

Tirana më në fund është bindur të shesë dy xhevahirët e saj, Mervejl e Akua, pasi të dy afrikanët do të shkojnë te Osijeku në Kroaci, aty ku luajnë Grezda dhe Ejupi, ka mësuar Sport Ekspres.

Mervejl Ndokit vjen nga një sezon fantastik, ku shpërtheu që në debutimin në Superiore, duke qenë një ndër elementet e paktë që spikatën te Tirana më e dobët në histori. Paraqitjet e tij tërhoqën vëmendjen e shumë klubeve, por ofertat për Tiranën nuk ishin të kënaqshme, sepse asnjëra nuk shkoi mbi 350 mijë euro, përtej klauzolave.

Osijeku ka përfshirë në marrëveshje edhe mesfushorin Reuben Akua. Ky i fundit është 20 vjeç, luajti 24 ndeshje sezonin e fundit, jo gjithnjë titullar, por me trajnerin Ze Maria duket se gjeti vendin në fushë, sepse në dy përballjet kundër Makabit ishte ndër më të mirët, duke u pëlqyer shumë menaxherëve.

Vlera e transferimit është 550 mijë euro për të dy, pra një marrëveshje mjaft e mirë për Tiranën, që do të mbajë edhe 10% nga shuma e transferimit të ardhshëm të Mervejlit, nëse shitet më shtrenjtë.

Të hënën nisin procedurat për vizat, ndaj në parim gjithçka ka marrë fund. Mervejl do të marrë një pagë rreth 120 mijë euro në vit, ndërsa Akua 50 mijë. Për të dy është një trampolinë e shkëlqyer drejt Europës së madhe, pasi përdorën Tiranën për të futur këmbët në Europë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online