LAJMI I FUNDIT/ Kukësi bisedon me Skënder Gegën, pritet zyrtarizimi në stol

Skënder Gega duket gjithnjë e më pranë stolit të Kukësit dhe tashmë është e qartë strategjia e klubit verilindor, që kërkon të mbyllë marrëveshjen me ish-trajnerin e Shqipërisë U-21, para se të ndahet me Ernest Gjokën.

Ky i fundit është pa kontratë dhe presidenti Safet Gjici me shumë gjasa do t’i komunikojë Gjokës vendimin për të mos vazhduar së bashku, vendim që në fakt ka kohë që përflitet, edhe pse Gjoka pranoi të drejtonte edhe në kupat e Europës.

Ditët e fundit tifozët kishin dalë kundër klubit në lidhje me largimin e Gjokës, por tashmë drejtuesit e klubit nuk kthehen pas.

Sot menaxheri i klubit është takuar me Skënder Gegën, ku ka vendosur “pikat mbi i” dhe mund të thuhet që Kukësi praktikisht ka ndërruar trajner, nëse takimi ka shërbyer vetëm për të folur për futboll dhe për stolin e Kukësit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online