Lajmi i fundit: FIFA e lë në “burg” Çelsin, por ka ende rrugëdalje

Çelsi është dënuar nga FIFA me bllokimin e dy merkatove të ardhshme, ndërsa blutë këtë vendim e apeluan menjëherë. Ditën e sotme ka ardhur edhe përgjigja e apelit, me organin më të lartë qeverisës në futboll që e ka konfirmuar vendimin.

Gjithsesi, blutë duket se do ta kenë një rrugëdalje, të paktën për merkaton e ardhshme të verës. Drejtuesit londinezë do ta çojnë çështjen në CAS dhe kjo do të sjellë ngrirjen e vendimit të FIFA-s, të paktën përkohësisht.

Edhe në rast se CAS do ta lërë në fuqi vendimin e FIFA-s, Çelsit do t’i bllokohet merkatoja e janarit edhe e verës së vitit të ardhshëm, pasi CAS e vonon vendimin, me blutë e Abramoviç që do të kenë mundësi të bëjnë merkato këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *