Luçiano Spaleti ka marrë lajme të mira nga infermieria. Interi do të luajë kundër kampionëve të Juventusit të shtunën dhe ekipi do të jetë më i plotë. Marselo Brozoviç ka hedhur pas krahëve problemet dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Kroati do të rikthehet në formacion dhe do të marrë përsipër ndërtimin e ofensivës zikaltër. Asnjë problem as për Vesinon. Mesfushori latin pati probleme gjatë ditës së djemshme, por edhe ai do të jetë në dispozicion të Spaletit.
Trajneri i Interit pritet të zbresë në fushë të njëjtin formacion si me Romën. Lautaro Martinez do të jetë në majën e sulmit, i mbështetur nga treshja: Naingolan, Politano dhe Perishiç. Sërish stol për Mauro Ikardin, i cili mund të përfitojë minuta gjatë ndeshjes.