Lajme fantastike për Gatuzon, Milani rikuperon dy lojtarë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milani do të luajë mesditën e nesërme ndaj Parmës në transfertë një nga gjashtë finalet e mbetura, për sa i përket luftës për një vend në Champions. Në kuadër të takimit, trajneri Gatuzo merr lajme mjaft të mira.

Lukas Paketa dhe Xhixhio Donaruma janë përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar, me brazilianin që riaftësohet në kohë rekord. Për 21-vjeçarin fillimisht u tha se e kishte mbyllur sezonin, ndërsa tashmë do të jetë i gatshëm që për ndeshjen e nesërme.

Lajme mjaft të mira për kuqezinjtë, të cilët tashmë duken më të plotë për fundin e sezonit. Kujtojmë, Donaruma dhe Paketa mungonin që në ndeshjen ndaj Udinezes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *