Lajm i mirë për Lacion dhe Kosovën, Berisha gati për ndeshjen me Udinezen

Valon Berisha ka hedhur pas krahëve dëmtimin e pësuar në verë dhe është gati për t’u rikthyer. Bardhekaltrit përballen sonte në mbrëmje me Udinezen në transfertë dhe trajneri Inzagi ka grumbulluar Berishën me ekipin.

25-vjeçari i lindur në Malmo të Suedisë, u transferua këtë verë nga Salcburgu dhe firmosi me Lacion një kontratë deri në vitin 2023. Lojtari ofensiv do të jetë në pankinë në ndeshjen me Udinezen dhe mund të debutojë në Serie A, nëse Inzagi vendos t’i besojë ndonjë minutë.

Berisha zhvilloi një sezon fantastik austriakët e Salcburgut në sezonin e kaluar dhe austriakët ishin pranë arritjes së finales së Europa League, por një gol i pësuar në minutën e 116-të nga Ronaldo i Marsejës, i eliminoi dhe në finale shkuan francezët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *