Pas 10 javësh Laçi ndodhet në vendin e katërt. Edhe pse dy humbjet e fundit sollën largimin e trajnerit Artan Mërgjyshi, kurbinasit duhet thënë se kanë bërë mirë, pasi ishin e vetmja skuadër që nuk pësuan asnjë humbje në 8 ndeshje radhazi. Skuadra po përgatitet me Migen Memellin deri në emërimin e një trajneri të ri.
Me skuadrën sot është bashkuar dhe Denis Pjeshka, pas një periudhe relativisht të gjatë jashtë fushave të blerta. Shkodrani ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në verë, saktësisht në menisk çka e detyroi që të qëndronte për disa muaj larg fushave të lojës.
23-vjeçari gradualisht duhet të arrijë shokët e skuadrës, për të debutuar më pas me bardhezinjtë. Mbrojtësi kaloi nga Vllaznia te Laçi në merkaton e verës, por ishte i pafat, pasi dëmtimi e pengoi që të jepte kontributin e tij me skuadrën e kurbinasve.