Lajm i keq për Interin, Barça rikuperon Mesin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Leo Mesi mund të ketë minuta këtë mesjavë. Argjentinasi kishte pësuar një dëmtim në krah, megjithatë siç behet me dije nga vetë klubi katalanas ai do të grumbullohet për ndeshjen e kësaj mesjave me Interin. Gjërat kanë shkuar mirë për “pleshtin”, i cili mund të zbresë në fushë në takimin që do të zhvillohet në Itali.

Një lajm i keq për ziklatrit, pasi Barcelona do të ketë një armë më shumë në arsenalin  saj për takimin që mund të vulosë vendin e parë në grupin e tyre. Edhe pa Mesin në skuadër Barcelona e mundi Interin me rezultatin 2-0.

Duhet të përmendet se grumbullimi është bërë pa aprovimin e mjekëve. Duket një vendim disi i çuditshëm se pse Barcelona duhet të rrezikojë në një ndeshje të tillë. Valverde e ka në dorë nëse do t’i japë minuta argjentinasit, apo do të rrezikohet me të. Akoma dhe më shumë çudit fakti se pse Barça e ka bërë njoftimin zyrtar që Mesi ka udhëtuar drejt Milanos pa aprovimin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *