LAJM I FUNDIT/ Më në fund! Trajneri i Fulham ndryshon vendimin, kthehet Armando Broja kundër Newcastle

Lajme të mira vijnë për trajnerin Silvinjo nga dita e sotme. Armando Broja është grumbulluar nga trajneri i Fulham për ndeshjen kundër Neëcastle. Sulmuesi shqiptar e nis ndeshjen e sotme që do të luhet në orën 16:00 nga stoli. Megjithatë në tre ndeshjet e fundit, Broja kishte përfunduar në tribunë.

Nga krahu tjetër edhe Jasir Asani ka marrë minutat e para në këtë sezon të ri. Futbollisti kishte disa probleme me drejtuesit e klubit, teksa këta të fundit e dënuan duke e lënë jashtë ekipit pasi Asani kërkoi të largohej në merkaton e janarit. Të dy lojtarët janë kthyer me ekipet e tyre dhe trajneri i Shqipërisë mund të qetësohet disi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/