VIDEO/ Në mes të presionit të madh për të fituar, portieri i Manchester City zgjedh që të driblojë në zonë sulmuesin e Crystal Palace

Manchester City është duke fituar me shifrat 1-2 ndaj Crystal Palace në transfertë. Qytetarët e kanë shumë të rëndësishme këtë ndeshje pasi nëse nuk arrijnë të fitojnë, rrezikojnë shumë sa i përket titullit kampion.

Por edhe në mes të këtij presioni të madh të rezultatit, portieri i Manchester City zgjodhi që të luante pak dhe të kishte më shumë adrenalinë. Ortega arriti të mashtrojë sulmuesin e Crystal Palace me një driblim dhe në fakt, lëvizja ishte jo pak efektive. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/