Shqipëria merr pjesë për herë të parë në histori në UEFA Regions Cup, raundi para-eliminator do të luhet në “Elbasan Arena”

Për herë të parë në histori, Shqipëria do të marrë pjesë në kompeticionin e  UEFA-s “Regions’ Cup” 2024-25.

Pas shortit të hedhur nga UEFA në muajin dhjetor, Kombëtarja shqiptare u pozicionua në grupin A të raundit para-eliminator, së bashku me Armeninë e Estoninë, ndërsa u arrit edhe dakortësia që ndeshjet e këtij grupi të zhvillohen në Shqipëri nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Së fundmi është vendosur edhe stadiumi ku do të luhen këto sfida. “Elbasan Arena” do të mirëpres ndeshjet e raundit para-eliminator të grupit A në UEFA “Regions’ Cup”.

Sfida e parë, Shqipëri – Armeni do të luhet më datë 22 maj. Tre ditë më pas po në “Elbasan Arena” do të përballen, Estonia dhe Armenia. Ndërsa ndeshja e fundit do të luhet më 28 maj, Shqipëri – Estoni.

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Ardian Haçi nëse arrin të kalojë këtë raund do të pozicionohet në Grupin 5 të raundit të ndërmjetëm, ku do të ketë përballë Çekinë, Bosnje Hercegovinën dhe Skocinë.

Më poshtë kalendari i ndeshjeve të raundit para-eliminator të grupit A në UEFA “Regions’ Cup”:

Shqipëri – Armeni        22.05.2024   “Elbasan Arena”

Estoni – Armeni            25.05.2024    “Elbasan Arena”

Shqipëri – Estoni           28.05.2024    “Elbasan Arena”