Lacio hedh sytë nga Barcelona, Tare “tërbon” Romën

Gjatë verës së kaluar, ai ishte pranë kalimit në kryeqytetin italian tek ekipi i Romës, por Barcelona ndërhyri në fund dhe braziliani ndërroi avion, duke u nisur drejt Katalunjes. Flasim për Malkom, 21-vjeçarin e Barcelonës, i cili nuk po fiton minutat e nevojshme nga Ernesto Valverde.

Për të interesohet prej kohësh ekipi kinez i Guanzhu Evergrande, ndërsa garës për shërbimet e lojtarit ofensiv i është bashkuar dhe Lacio. Katalanasja “Sport” raporton se Igli Tare, drejtori sportiv i bardhekaltërve, ka nisur negociatat me klubin spanjoll për të siguruar shërbimet e Malkom.

Malkom

Shqiptari ka marrë mandat nga presidenti Lotito dhe po tenton të transferojë brazilianin në kryeqytetin italian, por kësaj radhë në pjesën me ngjyra bardhekaltër. Lacio nuk e ka problem aspak të paguajë rrogën e lojtarit, ndërsa po punohet për formulën e huazimit deri në fund të sezonit me të drejtë blerje nga ana e Lacios.

Malkom nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, por ai e ka bërë të qartë që preferon të luajë në Europë, nëse një gjë e tillë ndodh. Nga ana tjetër, Tare është gati të arrijë marrëveshjen për të, për t’i dhuruar një element cilësor trajnerit Inzagi dhe për të dëshpëruar për herë të dytë “armiqtë” e Romës, të cilëve u iku nga duart Malkom gjatë merkatos së verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *