Laçi dhe Erzeni kanë zhvilluar një miqësore në stadiumin “Tofik Jashari” sot dhe ishin kurbinasit ata që triumfuan me përmbysje. Skuadra e drejtuar nga Gentian Begeja hapi takimin me anë të sulmuesit Jurgen Peqini, të cilin shijakasit e morën në janar në huazim nga Teuta.
Reagimi i kurbinasve ishte i menjëhershëm, teksa baraspeshën e vendosi sulmuesi Malik Mane. Laçi arriti ta kthente rezultatin në favor që në 45 minutat e para. Okpotu ishte ai që mposhti për herë të dytë Erzenin.
Pjesën e dytë pati edhe zëvendësime, me Starovën që lëvizi më pak. Kjo edhe për shkak të mungesave të alternativave, pasi disa prej lojtarëve janë të grumbulluar me kombëtaret.
Miqësore – E shtunë, më 23 mars 2019
ERZENI – LAÇI 1-2
Shënues: Peqini / Mane, Okpotu
Erzeni: Mema; Dragashit, Duka, Teqja, Vathi; Lajthia, Rramilli, Xhemalaj, R.Troplini; Peqini, Mahmutaj. (U aktivizuan: A.Mara; Konduri, Kacmoli, Lika, E.Mara, Bregu, E.Troplini). Trajner: Gentian Begeja
Laçi: Sali, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Mane, Okpotu. (U aktivizuan: Toro, Çokaj, Najdenov). Trajner: Sulejman Starova