Laçi ndahet me “korçarët”, Lulaj: Ia kalova më mirë se sa e mendoja

Vladimir Prenga

Bruno Lulaj e ka mbyllur aventurën e tij me Laçin dhe tashmë është rikthyer te Skënderbeu, skuadër ku ai është nën kontratë. Periudha e huazimit të tij te bardhezinjtë ka mbaruar, ndërkohë që 22-vjeçari është larguar me përshtypjet më të mira. Në një prononcim të dhënë për “Sport Ekspres”, Lulaj u shpreh madje se ka mbetur i befasuar nga kjo eksperiencë, e cila atij i ka vlejtur shumë dhe do ta kujtojë gjithmonë, pasi arritën të bënin diçka që shumëkush nuk e mendoi. “Kam qenë i huazuar te Laçi dhe tani do rikthehem sërish te Skënderbeu. Largohem nga një klub ku ja kam kaluar shumë mirë, madje më mirë seç ma merrte mendja kur erdha. Për mua dhe për shumë prej djemve të ekipit ka qenë një eksperience shumë e vlefshme. Kam përjetuar shumë emocione, që do i mbaj mend për gjithë jetën time, sidomos ditën që festuam mbijetesën në Superiore. Duke parë se kishim rivalë si Tirana, Vllaznia e Flamurtari, qëndrimi mes ekipeve më të mira në vend merr një tjetër vlerë. Pakkush e besoi se mund t’ia dilnim, por duke qenë një grup i bashkuar ia dolëm. Me barazimin që morën me Partizanin në kryeqytet arritëm ta kthejmë sezonin në favorin tonë dhe i befasuam të gjithë. Ishte diçka e bukur dhe më duhet të falënderoj presidentin Pashk Laska, për mundësinë që më dha, gjithë qytetin e Laçit dhe tifozët që na kanë mbështetur. Uroj që në të ardhmen të ketë vetëm suksese”, u shpreh Lulaj, i cili gjatë aventurës së tij me kurbinasit u aktivizua në 29 ndeshje, gjatë të cilave shënoi edhe dy gola me mjaft vlerë. Të parin ia ka shënuar Vllaznisë, në atë fitore të parë që Laçi mori në Superiore në “Reshit Rusi”, si dhe në barazimin me Flamurtarin në shtëpi në fazën e parë.

SERXHIO – Një tjetër lojtar i huazuar nga Skënderbeu te Laçi është edhe braziliani Serxhio Zhunior. Sulmuesi erdhi në janar te kurbinasit dhe luajti rregullisht në 17 ndeshje, ndërkohë që shënoi një gol të rëndësishëm në fitoren e arritur me Luftëtarin. Edhe atij i ka përfunduar periudha e huazimit, por është në dilemë për të ardhmen e tij. Ai pritet të marrë një përgjigje nga korçarët, ndërkohë që ai e ka pranuar se Laçi mbetet një alternativë për të, pasi ka kaluar mirë dhe ka pasur mundësi të luajë. Braziliani është vetëm 22-vjeç dhe ky ka qenë sezoni i parë në Superiore për të, teksa ishte Skënderbeu që afroi në skuadër pasi spikati në Kosovë me Hajvalinë.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online