Laçi mbyll merkaton, rikthehet portieri Vata

Bardhezinjtë kanë riformatuar skuadrën dhe tashmë trajneri Nica e ka të plotë skuadrën

Vladimir Prenga  

Laçi ka zbritur menjëherë në fushën e blertë pas miqësores me Tiranën, teksa vihet re njëfarë optimizmi në kampin kurbinas pas afrimeve të bëra së fundmi. Edhe loja në miqësoren me bardheblutë ishte deri diku e mirë, ndërkohë që duhet theksuar se trajneri Nica nuk e ka pasur grupin të plotë. Regi Lushkja, që në ditët e para të stërvitjet në fillim të korrikut ka pësuar një dëmtim në gju dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë në fazë rikuperimi. Me probleme gjithashtu është edhe sulmuesi Jurgen Vatnikaj, që mungon prej më shumë se dy javësh, ndërkohë të dielën ndoqi shokët e skuadrës nga shkallët e stadiumit. Probleme të lehta ka pasur 18-vjeçari Bushi, që pritet të bashkohet me grupin brenda dy ditësh. Tashmë mbetet për t’u parë forma e afrimeve të fundit, sulmuesit Rexhinaldo, mbrojtësit Ademir dhe mesfushorit Eskerda. Stafi teknik kishte kërkuar gjatë kësaj periudhe edhe një qendërmbrojtës dhe senegalezi Amadu Boiro, 21-vjeçar që vjet ka luajtur në Spanjë, e ka bindur trajnerin Nica, gjë që vetë kreu i pankinës e pranoi në deklaratën e dhënë për mediat pas miqësores me Tiranën.

MERKATO – Mund të konsiderohet e mbyllur merkatoja për Laçin, pasi bardhezinjtë i kanë afruar pothuajse të gjithë lojtarët që kërkonin, duke dubluar të gjitha pozicionet në fushë. Momentalisht po kërkohej edhe një portier, pasi së fundmi u largua edhe Jurgen Mehidri. Me përfundimin e sezonit, edhe Elton Vata u kthye në Durrës, pasi i përfundoi huazimi 1-vjeçar te kurbinasit. Teuta riktheu në portë sërish Shpëtim Moçkën dhe kuksiani është vënë sërish nën urdhrat e trajnerit Nica dhe stafit të tij, të përbërë nga Saimir Xhetani dhe Kujtim Shtama. Me Vatën me shumë mundësi merkato tashmë është mbyllur, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fund, pasi presidenti Laska shpesh befason.

STADIUMI – Kampionati po afron dhe temperaturat e larta kanë bërë që fusha e stadiumit të Laçit të mos jetë momentalisht në kushtet optimale. Punëtorët e fushës janë angazhuar në mirëmbajtjen e tapetit dhe po kryhen të gjitha proceset e punës për ta kthyer atë në gjendjen më të mirë deri në fillimin e kampionatit. Javën e parë kurbinasit e luajnë jashtë ndaj Partizanit, ndërsa më pas presin në shtëpi skuadrën e Luftëtarit të Gjirokastrës. Koha është e mjaftueshme dhe zonat e fushës që kanë shfaqur probleme pritet të marrin pamje tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online