Erion Xhafa: Na duhen miqësore, Lushnja mbijeton

Lushnjarët kanë 4 ndeshje testuese në program dhe të gjitha do t’i luajnë në fusha kundërshtare, pasi në “Roza Haxhiu” po punohet

Arjan Likja

 

Lushnjarët kanë mbyllur përgatitjet në qytetin e Pogradecit, ku nuk qëndruan më shumë se 10 ditë. Paraditen e së dielës ata zhvilluar seancën e fundit stërvitore dhe më pas u kthyen në Lushnjë. Dje stafi teknik i ka lënë pushim futbollistët, ndërsa për nesër është planifikuar një ndeshje miqësore me Shkumbinin në stadiumin e Peqinit. Skuadra ka nevojë për të tilla ndeshje, ku trajneri Bano sheh më qartë ingranimin e lojtarëve të ardhur gjatë merkatos me grupin.

ERION XHAFA – Mbrojtësi 30-vjeçar Erion Xhafa është një nga pikat kyçe të Lushjës, pasi ka një përvojë të gjatë edhe në Superiore. Për “Sport Ekspres” ai shprehet se skuadra është në gjendje të mirë, e gatshme për të përballuar me sukses një kampionat të vështirë: “Kemi mbyllur minifazën përgatitore në Pogradec, që them se ka kryer më së miri qëllimin e saj. Jemi stërvitur në kushte mjaft të mira në të gjitha aspektet. Pothuajse të gjithë futbollistët e kanë përballuar me sukses  ngarkesë fizike. Nuk kemi zhvilluar asnjë miqësore gjatë qëndrimit në Pogradec, ndërsa tani do të përqendrohemi te harmonizimi i grupit. Për këtë duhen zhvilluar sa më shumë seanca stërvitore me minutazhe loje, por edhe ndeshje miqësore. Drejtuesit kanë planifikuar disa të tilla, që për shkak të punimeve në “Roza Haxhiu”, do t’i zhvillojmë në fushat e kundërshtarëve. Di që janë planifikuar 4 miqësore me ekipet e qyteteve fqinje, i pari ndaj Shkumbinit në Peqin dhe më pas ndaj Albpetrolit, Apolonisë dhe Egnatias. Dendësia e këtyre testeve është për të konsoliduar grupin. Mendoj se ekipi është i motivuar për të bërë një paraqitje të mirë në kampionat. Kemi probleme, sepse na mungon një fushë e mirëfilltë stërvitore, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Besoj se i kemi mundësitë për të bërë paraqitje të mira në kampionat. E shoh plotësisht të realizueshëm objektivin e qëndrimit në Superiore. Kështu do të kënaqnim tifozët tanë të mrekullueshëm, që meritojnë ta kenë skuadrën e tyre gjithmonë në elitën e futbollit shqiptar”, – ka thënë mes të tjerash lideri i mbrojtjes lushnjare, Erion Xhafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online