Laçi i zakonshëm, Ze Maria përgatit surpriza në heshtje

Tirana u kthye të fitonte pas disfatës në derbi. Por ai triumf kundër Kastriotit nuk do të kishte shumë vlerë nëse bardheblutë nuk arrijnë të mposhtin Laçin. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, pasi kurbinasit deri më tani kanë bërë mirë.

Madje nuk janë mundur në asnjë takim. Trajneri Artan Mërgjyshi do ta rreshtojë skuadrën e tij sikur në ndeshjen e fundit me Flamurtarin. Shtubina do të jetë në majë të sulmit sërish dhe Lushkja me Xhixhën do e mbështesin shkodranin.

Formacioni i Tiranës është një enigmë. Ze Maria ka fshehur gjithçka, por shanset janë që mos të ketë shumë ndryshime nga ndeshja e fundit me Kastriotin. Gjithsesi për të mësuar se kush do të luajë nga minuta e parë duhet pritur fillimi i takimit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8

E diel, më 7 tetor, ora 16:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana-Laçi

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Atingah, Imami, Oduamadi, Karabeci, Daja, Kobinah, Blazhevski, Ngo. Trajner: Ze Maria

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Najdenov, Lushkja, Xhixha, Shtubina. Trajner: Artan Mërgjyshi

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti,  Egin Doda, Ilir Tartari, Kreshnik Cjapi

Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Besnik Kaimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online