Laçi i falet një penalltie, barazim në derbi me Vllazninë

Laçi dhe Vllaznia, duke shfrytëzuar shtyrjen e kampionatit, kanë zhvilluar një ndeshje miqësore mes tyre. Një përballje që u mbyll pa fitues, pasi gjithçka u mbyll me rezultatin 1-1. Kjo sfidë u zhvillua në stadiumin e kurbinasve.

Shkodranët ishin ata që shënuan të parët dhe kjo ndodhi në pjesën e parë të takimit. Sulmuesi Beljdi Pusi zhbllokoi sfidën dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Vllaznisë. Ai që vuri baraspeshën ishte Ndriçim Shtubina.

Lojtari polivalent i kurbinase shënoi ndaj ish-skuadrës së tij përmes goditjes së një 11-metërshi. Laçi e ka vëmendjen te ndeshja e radhës në Kupë me Tiranën, pasi synohet kualifikimi në fazën gjysmëfinale.

Ndeshja është programuar të zhvillohet të mërkurën, por duhet pritur të mësohet se çfarë do të ndodhë, pasi sikurse dihet arbitrat kanë bojkotuar kampionatin pas dhunës së ushtruar ndaj Eldorian Hamitit në Kamzë.

Miqësore – E premte, më 8 mars
Laçi-Vllaznia 1-1

Shënues: Shtubina (pen.) / Pusi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online