“Ky është viti ynë”, Guerrils bën thirrje për mbështetje masive

Ditën e nesërme Partizani pret Skënderbeun në “Selman Stërmasi”. Tifo-grupi “Ultras Guerrils” ka bërë thirrje për mbështetje masive me anë të një postimi në faqen e tyre në “Facebook”.

Nuk ka munguar ngacmimi për skuadrën korçare, të cilën e etiketojnë me emrin “Skënderbeti”. Sipas grupimit ultras, fakti që Partizani është 9 pikë para nuk do ndikojë në uljen e numrit të pjesëmarrjes në radhët e tyre.

POSTIMI I “ULTRAS GUERRILS”

Dhe 8 ndeshje larg ëndrrës sonë të madhe!

Faza e fundit nis nesër me ndeshjen kundër Skënderbetit, e mërkurë, ora 18:30. Nëse mendoni se një humbje do trembë e keni gabim! Jemi 9 pikë para dhe mbështetja jonë do të vijojë njësoj, e fortë dhe masive sikur edhe kur kemi qenë 9 pikë pas apo në luftë për mbijetesë.

Dashurinë tonë, përkushtimin tonë dhe sakrificën tonë do ta vijojmë njësoj, përtej rezultatit! Partizani ka nevojë për të gjithë ne për të lënë pas shpine një moment të keq dhe ky moment nuk duhet kurrsesi të ndikojë këtë vit fantastik, të cilin pakkush nga ne e kishte shpresuar të ishte i tillë.

Besojmë se ky është viti ynë dhe të mërkurën kemi ndeshjen e radhës.

Asnjë mos të mungojë! Fitojmë, festojmë veç për Partizanin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *