Milan Shkriniar ka folur pas ndeshjes miqësore kundër PSG-së për faqen zyrtare të Interit, ku i ka thurur elozhe trajnerit Konte dhe shokëve të skuadrës, për ndeshjen shumë të mirë që bënë. Në fjalën e tij, mbrojtësi tha:
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne bëmë një përformancë të shkëlqyer. Kishim më shumë shanse se PSG për të shënuar, por fatkeqsisht nuk ia dolëm të bënim gjërat e duhura në momentin final.
Gjithsesi, po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje, por zbatojmë edhe më mirë detyrat e trajnerit. Këshillat e tij janë të vyera për ccdo lojtar dhe besoj se ky është vetëm fillimi i një sezoni shumë të mirë”, u shpreh sllovaku i Interit.