Te Liverpuli përgënjeshtrojnë, por tashmë lajmi ka marrë dhenë: Filipe Kutinjo kërkon të shkojë te Barcelona dhe tashmë i ka nisur e-mail zyrtar klubit, me kërkesën për të dalë në shitje.
Braziliani nuk flet prej javësh dhe ka pritur që dy klubet të mbyllnin vetë marrëveshjen, por Liverpuli ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh dhe këmbëngul se nuk do të pranojë asnjë ofertë, edhe me arsyetimin logjik se nuk ka më kohë që të gjejë pasuesin e fantazistit të ver.
Megjithatë, Barça ka nga ana e saj dëshirën e lojtarit dhe kjo është arma që po përdor për të vënë Liverpulin me shpatulla pas murit. Duhet kujtuar se edhe Luis Suarez konsiderohej i pashitshëm, por sërish shkoi te Barcelona, që deri në fund të gushtit është e bindur se do të marrë Kutinjon dhe Dembelenë e Dortmundit.