“Kurajo, jam me ty”/ Mbape është një kampion i vërtetë, dedikimi i golit tregon shumë për të

Kilian Mbape ka treguar mbrëmjen e sotme se është një kampion i vërtetë dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin e futbollit, por edhe në atë njerëzor. Një sjellje për t’u mbarë shembull ajo e yllit francez, që me dedikimin e golit të tij të parë kundër Nimes tregon shumë për veten.

“Kurajo Lukas, unë jam me ty”, shkruhej në bluzën e veshur nga sulmesi i PSG-së, që i kushton kështu golin e tij një djaloshi të vogël që është duke luftuar me sëmundjen. “Është për shokun tim, Lukas. Ne jemi të privilegjuarit dhe jo të gjithë janë me fat”, ka thënë Mbape pas përfundimit të pjesës së parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online