Cilësohet si Mesi i Shqipërisë/ Refuzoi ofertat pa pyetur askënd, trajneri reagon për Dobrën: Tani le ta shohim

Nga Klaudio Ndreca

Armando Dobra është cilësuar shpeshherë si Lionel Mesi i Shqipërisë për mënyrën sesi luan, golat që realizon dhe driblimet që mbeten si pika e tij më e fortë. Një ndryshim ekziston me yllin argjentinas për shkakun se këmba e preferuar është e djathta për Armandon, teksa vetëm para pak ditësh realizoi një gol të mrekullueshëm nga distanca me ekipin e parë të Ipsëich.

Por hapësirat në skuadrën e parë nuk kanë qenë të mëdha për Dobrën, i cili është ende në moshë të re. Te klubi kishin kërkuar që Armando të huazohej dhe të fitonte më tepër eksperiencë në ekipin anglez të Craëley, ndërsa edhe një tjetër skuadrës nga divizioni i dytë i Skocisë kishte shfaqur interes.

Trajneri i këshilloi që të largohej dhe më pas të rikthehej sërish për të qenë pjesë e rëndësishme e Ipsëich. Por Dobra e refuzoi ofertën dhe me bindje të plotë kërkon që të luftojë menjëherë për një fanellë titullari, duke surprizuar disi edhe trajnerin Paul Lambert.

“Ne kishim një ose më mirë dy oferta për Dobrën, por nuk dëshironte që të largohej. E kuptova dëshirën e Armandos për të qëndruar, por nga ana tjetër duhet të jetë edhe pak realist për gjendjen që ndodhet. Unë mendoj se largimi në huazim do të ishte një fillim i vogël për të, që të kthehej sërish te Ipsëich.

Mund të shoh të dyja anët e medaljes, por mendoj se do të ishte më mirë që të luante çdo ndeshje dhe ku të kishte gjithmonë presion, presion, presion, sesa presion njëherë në tre apo katër javë. Të luash çdo javë është shumë e rëndësishme për një lojtar të ri që të zhvillohet, e jo që të luajë njëherë në trejavë. Një gjë që duhet theksuar është se Dobrës nuk i mungon besimi, kjo është e sigurt. Është një gjë e mirë. Dëshiron që të luftojë për të hyrë në ekip, e zgjodhi këtë rrogë dhe le ta shohim sesi do e bëj të mundur”, ka thënë Lambert. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online