Mbrojtësi i skuadrës së Gallatasarajit, Serdar Aziz, është vënë në shitje nga drejtuesit e klubit kampion të Turqisë, pas një incidenti mjaft të çuditshëm. Fundjavën e shkuar 28-vjeçari u ankua për dhimbje të forta barku dhe për këtë arsye, nuk u grumbullua për ndeshjen ndaj Sivassporit, takim që u fitua me rezultatin 4 – 2 nga Galatasaraji.
Por, gjithçka kishte qenë një gënjeshtër dhe lojtarin e nxori “zbuluar”, pikërisht gruaja e tij. Pak orë, pasi mori leje nga klubi, Aziz u nis drejt Tailandës për pushime me bashkëshorten.
Siç duket ai nuk e kishte njoftuar atë për justifikimin që kishte përdorur, pasi ajo hodhi një foto në rrjetin social “Instagram”, ku dukej bashkëshorti i saj, teksa pushonte. Foto u fshi pak orë pas festimit, por ishte tepër vonë tifozët e Galatasarajit, i kishin ruajtur “provat e krimit” Sapo klubi mori vesh këtë “pabesi” të lojtarit, atij u njoftua se nuk bën më pjesë në planet e skuadrës dhe në janar të gjitha ofertat për të do të jenë mirëpritura.