Te Skënderbeu kanë festuar pas fitores me Kastriotin, teksa futbollistët së bashku me stafin teknik janë mbledhur në një nga piceritë e qytetit juglindor. Por kush ka qerasur? Zgjidhjen e ka dhënë stafi.
Lekët e grumbulluara nga gjobat që lojtarët kanë marrë për vonesat në stërvitje kanë shkuar pikërisht për këtë darkë. Një mënyrë për rritur harmoninë brenda grupit, e aplikuar edhe më parë në klube të ndryshme.
Vjet te Tirana paratë e grumbulluara nga gjobat që u ishin vënë lojtarëve shkuan për bamirësi. Një përfaqësi e futbollistëve shkuan në spitalin e fëmijëve dhe u bënë dhurata atyre në prag të festave të fundvitit.