Kur futbolli mbetet në duart e një intriganti!

 

Mino Raiola. Një emër që sigurisht të gjithë e njohin, madje edhe si menaxher të aftë. Një nga ata menaxherë që e ka nisur karrierën e tij pikërisht me këto lloj mënyrash, duke vjedhur kontratat e agjentëve të tjerë dhe duke ua “rrëmbyer” lojtarët me stil mafioz atyre. Ajo që bënte Luçiano Moxhi te Juventusi nuk ishte më pak nga mënyra sesi operon sot Raiola.

E bëri këtë Ibrahimoviçin duke e detyruar të ndryshojë fanellë çdo vit, me Balotelin dhe me Pogbanë, teksa po vazhdon ta bëjë edhe me Donarumën, apo me të tjerë lojtarë që ai ka në menaxhim. Dhe kjo ka sjellë tashmë edhe urrejtjen e tifozëve ndaj tij.

Në shumë komente në ueb të tifozëve, thuhej se Raiola është një turp i futbollit dhe të tillë menaxherë duhet të jenë pas hekurave. Madje dikush do të shkonte më tej, duke e quajtur atë një intrigant dhe një zhvatës që sheh vetëm fitimin në çdo lloj situate.

Madje, tifozët i kërkojnë klubit të Milanit që të rishohë çdo lloj mardhënie me një njeri që po mbulon me turp futbollin italian dhe që nuk duhet të ketë liçensë për të vepruar më në territorin italian.

Ky është një skandal dhe sigurisht që ajo që ndodhi dje ishte thjesht shou i radhës për t’i treguar të gjithëve se ligjin në futboll e bën ai dhe shokët e tij e jo fanella, apo mardhënia ndërmjet klubit dhe lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *