Kupa për stërvitje, quajeni turi i… goleadave

Pa hyrë thellë në historinë e të veçantat e Kupës, vetëm në dhjetë edicionet e fundit dallojnë shumë rezultate të thella që kanë pësuar disa skuadra të “vogla”

Fatmir Efica

Me përjashtim të Skënderbeut, që për shkak të impenjimit të nesërm në “Elbasan Arena” në ndeshjen e fazës së grupeve me zviceranët e Jong Bojs në Europa League kanë shtyrë ndeshjen e kthimit ndaj Mamurrasit, ekipet e tjera sot e nesër do të kenë rastin jo vetëm të luajnë, por të marrin edhe një biletë për fazën e 1/16. Për disa prej skuadrave konsiderohen një “formalitet” ndeshjet e kthimit, pasi që në takimet e para kanë zgjidhur thuajse pa siklet kualifikimin e tyre. Sot mundet (ndonëse ndodh vërtetë rrallë) që të ketë ndonjë surprizë, sidomos në disa ndeshje në të dyja grupet. Mbase rezultati i kampionëve të Kukësit apo dhe humbja e Teutës në Pukë, po dy sfidat që kanë dhënë përfundime të barabarta në takimet e para. Konkretisht, duket se do të jenë tepër të luftuara e shumë interesante ndeshjet e dyta për çiftet Kukësi-Egnatia (0-1 ndeshja e parë në Rrogozhinë), Vllaznia–Kastrioti (e para 0-0 në Krujë) dhe Lushnja–Apolonia (e para 1-1 në Fier). Në takimet e tjera mund të vijojë krejt “paq” rituali i zakonshëm i fitoreve të thjeshta nga skuadrat elitare ndaj atyre me histori modeste e që luajnë në ligën inferiore. Skuadrat e mëdha të Kategorisë Superiore kryesisht, edhe në rastet kur nuk aktivizojnë titullarët, e përdorin me shumicë “skalionin” e lojtarëve të ashtuquajtur “rezervë” dhe nuk dinë të “falin”. Siç ka ngjarë shpesh, ky tur i parë i Kupës e ka një “epitet” paraprak si… turi i goleadave.

Ja goleadat e dekadës së fundit në turin e parë
Mjafton të vëresh rezultatet që kemi shkëputur nga viti 2010 e më pas për të kuptuar shpesh atë “zell” të shfrenuar të disa skuadrave elitare që të “bombardojnë” me goleada disa skuadra të vogla. Kjo ndodh shpesh, madje shumë shpesh në turin e parë. Duhet pranuar në fakt, se një herë në vit që u vjen një rast i tillë ekipeve të “vogla” që duan të kthejnë në festa përballjet me “big”-ët, goleadat kanë qenë të pashmangshme. Me gjithë rastet e “tolerancës”, dallojnë edhe disa “shpërthime” të papërmbajtura që janë fiksuar në dekadën e fundit…
Viti 2009
Sopoti–Vllaznia 0-4 e 1-4, Kamza–Apolonia 0-3 e 0-5, Tomori-Elbasani 1-3 e 0-5, Naftëtari–Flamurtari 1-6 e 2-3
Viti 2010
Skrapari–Skënderbeu 5-3 e 5-9, Bilisht Sp.–Apolonia 3-1 e 0-7, Tomori–Vllaznia 0-4 e 1-5
Viti 2011
Luzi 2008–Dinamo 0-3 e 2-7, Sopoti–Besa 0-3 e 2-7
Viti 2012
Himara – Tirana 1-3 e 1-7, Bilisht Sp.–Flamurtari 1-4 e 0-11, Skrapari–Laçi 0-3 e 0-8
Viti 2013
Olimpiku–Skënderbeu 2-2 e 1-7, Besa–Burreli 4-1 e 6-1
Viti 2014
Iliria – Skënderbeu 1-3 e 0-8
Viti 2015
Himara–Skënderbeu 1-10 e 0-10, Vora–Kukësi 1-4 e 0-6
Viti 2016
Dinamo–Bylis 0-1 e 0-6, Ada–Teuta 1-5 e 1-6
Viti 2017
Butrinti–Skënderbeu 1-1 e 0-8, Kevitan–Partizani 1-5 e 0-4, Sopoti–Tirana 1-1 e 0-7
Ky edicion
Mamurrasi–Skënderbeu 0-8, Sopoti–Laçi 0-12, Naftëtari-Partizani 2-6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online