Kupa Pavarësia 2018, mësohen skuadrat pjesëmarrëse

Siç është bërë traditë e përvitshme, FSHF organizon çdo vit Kupën Pavarësia për festat e nëntorit, me skuadra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Edhe këtë vit nuk kishte si të ndodhte ndryshe, teksa FSHF ka publikuar agjendën e këtij eventi.

Ndeshjet do të luhet në Korçë, më datën 27 nëntor dhe përfaqësues nga vendi ynë do të jetë Skënderbeu vendas, ndërsa nga Kosova, 2 Korriku i Prishtinës. Otranto vjen si gjithnjë nga Mali i Zi, ndërsa nga Maqedonia do të zbarkojë Struga.

NJOFTIMI I FSHF-së
“Kupa ‘Pavarësia 2018’, do të zhvillohet në qytetin e Korçës. Federata Shqiptare e Futbollit, organizatorja e këtij turneu mbarëkombëtar, për të dytin vit radhazi ka zgjedhur qytetin verilindor për të zhvilluar këtë aktivitet. Pjesëmarrës do të jenë katër skuadra: Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës. Shorti i gjysmëfinaleve do te hidhet me date 27 nëntor. Ndeshjet do të luhen me datë 28 nëntor në aneksin dhe stadiumin ‘Skënderbeu’. Aktiviteti fillon në orën 11.00”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online