Florenci rinovon: “Zgjodha me zemër, jo me portofol. Për Romën do punoja edhe magazinier”

Alesandro Florenci më në fund ka rinovuar kontratën me Romën, duke hedhur firmën që e mban në klubin e fëmijërisë deri në vitin 2023.

Ka qenë një verë e tensionuar për anësorin e kombëtares italiane, i cili është rritur te Roma, ka luajtur vetëm një vit te Krotone dhe konsiderohet një flamur, por refuzimi i rinovinit e ktheu në armik për shumë tifozë, aq sa plasën akuzat ndaj tij, me shprehjen “mercenar” që mbizotëronte në Romë.

Sot, pas rinovimit, Florenci ka folur në konferencë për shtyp: “Sot është një ditë e lumtur për mua, shumë e rëndësishme. Një përqafim për gjithë tifozët që janë të kënaqur si unë për këtë rinovim. E di që ka edhe tifozë që nuk janë shumë të lumtur, sepse mendojnë se nuk e meritoj këtë rinovim, për paraqitjet e këtij sezoni. Po punoj qr t’u ndryshoj mendim, ky este objektivi im. Pastaj e di që ka edhe persona që nuk më duan te Roma, pavarësisht si luaj. Janë thënë shumë gjëra që më kanë lënduar pa masë, por më kanë mësuar shumë. Toti e De Rosi me kanë mësuar që duhet dhënë gjithçka për këtë fanellë. Atë kam bërë, bëj dhe me siguri do ta bëj për shumë vite. Mendoja e kam dhënë gjithçka, gjithmonë, ndoshta ndonjëherë më shumë se gjithçka. Dua të jem një shembull te errëta lojtarët që do të blejmë në të ardhmen.

“Rinovimi? E pranoj, ishte një traktateve e gjatë. Nuk është asnjëherë e lehtë në este të tilla, la shumë gjëra të përfshira. Kur vendos gjërat në peshore, nga njëra anë me ofronin më shumë para, por zgjodha anën tjetër. Aty nuk ishin vetëm paratë, por edhe dashuria për fanellën dhe qytetin.

“Roli im? Pyesni trajnerin, luaj aty ku jam i dobishëm. Për Romën luaj kudo, bëj edhe magazinierin”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online