MERKATO: Kush vjen dhe kush largohet, ja se çfarë po përgaditet në Madrid

0

Flakrim Jusufi

Pritet të jetë një merkato shumë e nxehtë për të gjithë klubet Europiane, por për më tepër për Real Madridin që në verë i largohet pezullimi i transferimeve nga UEFA dhe klubi Madrilen do të ketë mundësinë të bëje lëvizje në merkato.

Janë të shumta thashethemet dhe në Madrid kanë filluar të punojnë që tani për merkaton e verës. Emisarë të shumtë nëpër të gjithë Europën dërgojnë përditësime të ndryshme për lojtarë të ndryshëm në zyrat presidenciale të Bernabeut. Flitet për një blerje galaktike dhe të gjithë janë të emocionuar.

Largimet

Është evidente tashmë që Fabio Coentrao dhe Pepe do të largohen nga Real Madridi. Pepe pritet të largohet drejt Kinës, ndërsa e ardhmja e Coentraos është akoma në dyshime, me anësorin që ndoshta mund të kthehet në vendlindjen e tij. E ardhmja e Danilos nuk është e sigurtë poashtu, dhe ai mund të largohet nëse një ofertë e mirë vjen drejt tij.

Isco dhe James mund poashtu të largohen në verë, me dy fantazistët që asesi nuk po gjejnë hapsira në formacionin e titullarëve. Asensio është një rast tjetër dhe ai mund të ketë shumë më tepër hapsira në sezonin që vjen. Pozita e sulmuesit do të varet nga Alvaro Morata. Nëse ai largohet, Real Madridi do të tentoje për Mbappe apo Aguero.

Prurjet

I pari që do të kthehet në klub është Marcos Llorente që po zhvillon një sezon fantastik me Alaves. Atë pritet t’a ndjekë dhe Jesus Vallejo që poashtu po shkëlqen me Frankfurtin dhe kështu skuadra do të mbushë boshllëkun e lënë nga Pepe, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Anësori i Monacos, Lemar, mund të jetë njëri nga blerjet e klubit për të përforcuar krahun e majtë, ndërsa blerja galaktike e Real Madridit pritet të jetë Eden Hazard. Fantazisti Belg tashmë një kohë të gjatë ndiqet nga emisarët e klubit dhe gjithçka indikon që ai do të jetë blerja më e madhe e Real Madridit këtë verë.

Real Madridi me shumë mundësi do të futet në merkato edhe për një portier duke parë dhe rënien evidente të Keylor Navas. Bernd Leno i Leverkusen, David De Gea i Manchester United dhe Tibo Cuortois i Chelseat janë alternativat. Se çfarë do të ndodhë, mbetet të shihet..

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.