Kukësi studion tregun e huaj, por kërkon nga FSHF ndryshimin e rregullores

Me hapjen e merkatos, Kukësi pritet të veprojë shpejt me afrimin e lojtarëve. Arsyeja është e qartë, që dhe lojtarët e ardhur të jenë adoptuar me skuadrën e të jenë gati për ndeshjet e Championsit. Emrat e parë kanë nisur të dalin, por mësohet se drejtuesit në fokus kanë kryesisht tregun kroat dhe atë serb. Synimi është që Kukësi të ketë në dispozicion futbollistë me kualitet, që ta ndihmojnë në kalimin e tureve në Europë, por edhe që në të ardhmen të shiten jashtë dhe të mbushin arkat e klubit. Në përgjithësi, tregu ballkanas nuk është preferuar shumë nga verilindorët, por në ato pak raste ka rezultuar pozitiv. Mund të veçojmë këtu Popoviçin, Pejiçin dhe Dvornekoviçin. Si fillim Kukësi do të përfundojnë merkaton brenda vendit me disa pista që i ka të hapura, por që ende nuk i ka konkretizuar. Klubi preferon të punojë në fshehtësi dhe ditët e ardhshme do të ulet në bisedime me dy lojtarë, një mesfushor dhe një sulmues. Nëse do të arrihej akordi me ta, merkato brenda vendit mund të cilësohej e mbyllur dhe sytë do të hidheshin krejtësisht jashtë vendit.

 

Kukësi do më shumë lojtarë të huaj

Merkatoja do të bazohet në tregun e huaj, pasi në Shqipëri mungojnë alternativat për pretendimet që ka Kukësi. Aktualisht, verilindorët kanë 4 lojtarë të huaj në organikë, me kroatët Pejiç, Dvornekoviç dhe brazilianët Kale e Karioka. Katër është dhe numri i lojtarëve të huaj, që mund të aktivizohen në një ndeshje në kampionatin shqiptar. Fakti që numri është i kufizuar ka bërë që drejtuesit verilindorë të mendojnë të dërgojnë në FSHF një kërkesë, që ky rregull të ndryshojë dhe numri i lojtarëve të huaj të jetë së paku 5. Diçka e tillë ka gjetur gatishmërinë e disa klubeve të tjera, me Flamurtarin që e kërkoi këtë gjë që në merkaton e janarit, por nuk u realizua. Mbetet për të parë, nëse federata do ta marrë parasysh kërkesën e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online