Kampionët zgjedhin Austrinë, test me Lokomotivën e Moskës?

Jurgen Zela

Verilindorët vijojnë periudhën e pushimeve, pas arritjes së objektivit të titullit, që mundësoi pjesëmarrjen për herë të parë në Champions League. Por te dera është dhe objektivi i radhës, edhe më i madh; arritja në grupet e Europa League, ku vetëm Skënderbeu ka shkuar nga ekipet shqiptare. Skema e UEFA-s është e tillë, që duhet të kalohen dy ture në Champions për të siguruar pjesëmarrjen në grupet e Europa League.  

PËRGATITJET – Kuksianët do t’u rikthehen përgatitjeve më 12 qershor, pasi aventura europiane për ta do të nisë më 11 ose 12 korrik dhe koha për të përgatitur takimin debutues në kompeticionin më madhor për klube duhet të jetë e mjaftueshme. Fillimisht, stafi dhe futbollistët do të nisin përgatitjet në kryeqytet. Lojtarët e huaj do të kenë disa ditë më shumë pushim, por para nisjes për jashtë vendit do të jetë i gjithë grupi i plotë. Synimi është që, me ndihmën e merkatos, Kukësi të ketë marrë një fytyrë të re deri atëherë. Lojtarët e afruar duhet të jenë bashkë me ekipin në përgatitjet e fundit para ndeshjeve të turit të dytë.   

FAZA – “Sport Ekspres” zbuloi pak ditë më parë se për fazën përgatitore është zgjedhur Austria. Kampionët do të nisen drejt tokës austriake, pasi të njihen me kundërshtarin e parë auropian. Shorti për dy turet e para do të hidhet më 19 qershor dhe nisja për fazën përgatitore do të bëhet 5 ditë më pas e “zbori” austrika do të zgjasë gati dy javë. Gjatë kësaj periudhe skuadra do t’i nënshtrohet një regjimi të rreptë dhe një programi stërvitor të detajuar. Nuk është hera e parë, që Kukësi zgjedh Austrinë, pasi e njëjta zgjedhje është bërë dhe verën e vitit 2015. Temperaturat e përshtatshme dhe terrenet e përkryera janë dy nga arsyet pse u bë kjo zgjedhje.    

MIQËSORET – Gjatë qëndrimit në Austri, kampionët do të luajnë miqësore me emra të mëdhenj të futbollit evropian, për të matur forcën e tyre para takimeve zyrtare në arenën ndërkombëtare. Dëshira e parë është skuadra ruse e Lokomotivës së Moskës. Ende nuk është arritur një marrëveshje, por klubet janë në bisedime dhe gjasat janë që kjo të jetë një nga përballjet e Kukësit gjatë fazës përgatitore. Edhe kundërshtarët e tjerë në miqësoreve në Austri pritet të jenë të një niveli të tillë, ndoshta edhe më të fortë, pasi kjo do ta ndihmonte jo pak trajnerin Gjoka dhe skuadrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online