Edhe pse sezoni mund të konkretizohet me titullin më të rëndësishëm në vend, është normale që një pjesë e lojtarëve të largohen nga skuadra. Edhe kampionët e Moldavisë, kundërshtarët e Kukësit kanë pësuar largime, madje të rëndësishme.
Duke nisur nga sulmuesi Rikardinjo, i cili ishte lojtari me më shumë prezenca e gola. Gjatë kampionatit braziliani zhvilloi 27 ndeshje, duke shënuar 15 gola. Një lajm i mirë ky për të besuarit e Gjokës. Rikardinjo është larguar si lojtar i lirë dhe ka firmosur me Yllin e Kuq të Beogradit.
Mbrojtësi Saviç është një tjetër emër i rëndësishëm i skuadrës moldave, i cili ashtu si braziliani është larguar në drejtim të Serbisë.
Mes të tjerësh mund të veçojmë dhe Kvërzhiç, i cili ka luajtur 26 ndeshje me Sherifin. Largime me shumë peshë, që favorizojnë jo pak Kukësin.
Të larguar nga skuadra e Sherif Tiraspol
- Vujadin Saviç – mbrojtës – 16 ndeshje/ 3 gola
- Rikardinjo – sulmues – 27 ndeshje/ 15 gola
- Eugenio Rebenja – sulmues – 26 ndeshje/ 4 gola
- Zoran Kvërzhiç – mesfushor – 26 ndeshje/ 5 gola
- Vladimir Ambros – mesfushor – 5 ndeshje
- Ibrahim Kone – Mesfushor – 2 ndeshje
- Uilfred Balima – mesfushor – 23 ndeshje/ 1 gol
- Kalifa Jabie – mesfushor 20 ndeshje/ 1 gol
- Radu Ginsari – mesfushor – 23 ndeshje / 4 gola
- Sejdu Jahaja – mesfushor – 19 ndeshje