Kukësi rikthehet te fitorja dhe arrin Flamurtarin në klasifikim

Kukësi rikthehet te fitorja, pas dy humbjesh radhazi. Kampionët kanë përmbysur Teutën në “Niko Dovana” me golat e Bakajt dhe Ethemit. Edhe pse fillimisht ishin vendasit ata që kaluan në avantazh, të besuarit e Mlladen Milinkoviç gjetën forcën për të marrë një fitore që vlen shumë. Fillimisht skuadra e Teutës kaloi në avantazh me anë të Latif, por Kukësi barazoi pak minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Bakaj, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të shkaktuar nga Hakaj, pas një prekje të topit me dorë brenda zone. Në fillimin e fraksionit të dytë, ishte Ethemi ai që shënoi dhe golin e avantazhit, i cili vulosi dhe fatin e takimit. Kukësi në këtë mënyrë shkon në kuotën e 25 pikëve duke arritur Flamurtarin në vendin e dytë, ndërsa Teuta me 15 pikë klasifikohet në vendin e 8-të.

 

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta – Kukësi 1-2

Shënues: Latif 31’/ Bakaj 43′ (pen), Ethemi 46′

GOLI

31′ – Hila provon nga distanca, topi përplaset në shtyllë dhe kthehet sërsh në lojë ku Latif me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë për të shënuar.

43′ – Hakaj prek një top brenda zone me dore, Jorgji akordon 11-metërsh dhe Bakaj treoghet i saktë.

46′ – Aksioni i parë i pjesës së dytë, një top i harkuan nga e majta nuk largohet siç duket nga mbrojtja vendase dhe Ethemi godet direkt, duke u treguar i saktë.

Teuta: Kastrati, Beqja (Bilali 77′), Shkalla, Sykaj, Hakaj, Lena, Hila, Dediç, Çyrbja, Reza Karimi (Çmajçani 65′), Latif. Trajner: Gugash Magani
Kukësi: Koliçi, Idrizaj, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Ethemi (Alla 70′), Musolli, Imami (Peposhi 90+3′), Kale, Bakaj (Kërkotiç), Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Rudin Preça, Astrit Mahmuti
Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Albano Janku

Kartonë të verdhë: Latif 34′, Çyrbja 47′, Hakaj 83′ Shkalla 87′ / Bakaj 45′, Shameti 65′, 71′, Alla 90+1′

Karton i kuq: Shameti 71′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online