Magani: Më kanë zhgënjyer disa lojtarë

Trajneri i Teutës Gugash Magani ishte mjaft i mërzitur për humbjen, por edhe për paraqitjen e të besuarve të tij. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai deklaroi:

“Humbja është pjesë që të vjen keq, pasi ishim në avantazh për të disatën herë. Nuk e menaxhuam si duhet në momente të veçanta, pësuam me penallti dhe më pas pësojmë vetëm 30 sekonda pasi fillon pjesa e dytë. Është diçka shumë serioze dhe më vjen shumë keq. Edhe pse nuk kemi sulmues te mirëfilltë, ne shënojmë. Në pjesën defensive nuk kemi rregulluar asgjë dhe besoj se është një situatë e pashërueshme e jona”.

“Nuk është çështje fizike, është çështje psikologjike, nuk kanë besimin për të fituar ndeshjet me skuadrat e ashtuquajtura të mëdha. Nuk kemi marrë asnjë pikë me këto ekipe, si Kukësi apo Skënderbeu e Flamurtari. Lojtarë të veçantë nuk e kanë stofin për të përballuar një ndeshje që duhet fituar”.

“Unë do vijoj të punoj me skuadrën. Rezultatet nuk më japin të drejte, por e kam mbyllur atë etapë, nuk dorëhiqem kurrë. Në këto situata nuk kam emocion, pasi Teuta e ka stofin që të qëndrojë në Superiore. Nuk ia kemi arritur që të shkojmë më lart dhe përgjegjësia për merkaton e verës bie mbi mua. Do të bëjmë ndryshime, pasi edhe besimi i tepërt ka një farë kufiri. Më kanë zhgënjyer disa lojtarë, që i kam marrë në skuadër prej vitesh. Bëjnë gabime që nuk duhet të bëhen”.

“Kam besim te lojtarët, por duhet të ndërhyjmë, pasi nuk ka ku shkon më keq. Kemi mundur vetëm dy skuadrat e fundit dhe kjo është problem. Nuk e mendoj në asnjë moment largimin. Trajnerin e mban në punë rezultati dhe unë kam përgjegjësitë e mia. Do ta analizoj dhe unë veten”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online