I njëjti film, e njëjta histori. Në Kukës besojnë verbërisht tek skema e tyre, sezonale duke e nisur gjithçka thuajse nga zero. Edhe pse objektivat e sezonit të shkuar mund të konsiderohen të përmbushur, largimet në merkaton e verës ishin të rëndësishme. Në krahun tjetër Kukësi nuk kursehet kur vjen puna te afrimet dhe këtë sezon, ashtu si çdo sezon, ka afruar më shumë se një formacion të ri. Nga porta në sulm, Kukësi mund të formojë një skuadër të re, pasi numëron plot 13 elementë të rinj. 1 portier, 3 mbrojtës, 7 mesfushorë dhe 2 sulmues ka afruar Kukësi në merkaton e verës, duke qenë një nga skuadrat që ka bërë më shumë lëvizje. Pretendimet madhore për të arritur të tre trofetë e ka bërë presidentin Gjici që të plotësojë të gjitha kërkesat e trajneri, i cili ka kërkuar që së paku të ketë 18 lojtarë të të njëjtit nivel, diçka që i është realizuar.
Afrimet e Kukësit
Portier: Stivi Frashëri.
Mbrojtës: Rustem Hoxha, Bujar Idrizi Ardit Peposhi.
Mesfushorë: Hair Zeqiri, Ndriçim Shtubina, Samuel Gilmor, Kristi Joti, Klodian Duraku, Valon Ethemi, Milos Kërkotiç.
Sulmues: Elis Bakaj, Rauf Alijev.