Kukësi kërkon Superkupën “pikante”, Musolli mban pezull formacionin  

Verilindorët kërkojnë trofeun e parë sezonal. Prova e vërtetë para fillimit të sezonit, për trajnerin dhe skuadrën e rinovuar. Musolli e vetmja pikëpyetje 

Jurgen Zela

Oreksi vjen duke ngrënë dhe kështu po ndodh dhe me Kukësin. Nëse sezonin e shkuar ishin të gatshëm që të sakrifikonin gjithçka, vetëm me synimin për të arritur tek titulli kampion, këtë edicion nuk mjaftohen vetëm me trofeun më të rëndësishëm në vend, por duan të bëjnë koleksionin Superkupë-Kupës-Kampionat. Në edicionin e shkuar verilindorët nuk arritën të triumfonin vetëm në Kupë, ku u eliminua pikërisht nga rivali i Superkupës, Tirana. Asokohe përballjet mes këtyre dy skuadrave u përfolën shumë për një aleancë, ku siç parahikohej Kukësi triumfoi në ndeshjet e mbetura të kampionatit, ndërsa Tirana avancoi në Kupë. Tashmë një tjetër përballje mes tyre, por me statuse shumë të ndryshme. Kukësi me petkun e kampionit, ndërsa Tirana si pjesë e Kategorisë së Parë. Të dyja skuadrat do të synojnë që të përvetësojnë trofeun e parë të sezonit, me Kukësin që hyn në këtë ndeshje ndjeshëm më favorit, kjo dhe për faktin se ka investuar më shumë se bardheblutë, të cilët i kanë bërë llogaritë mirë në aspektin financiar, por dhe kanë investuar sa për të synuar ngjitjen në Superiore. Verilindorët kanë pësuar shumë ndryshime sidomos në repartin ofensiv, ku katërshja Karioka-Emini-Pejiç-Dvornekoviç janë larguar. Trajneri Milinkoviç duhet ta nisë sezonin me Superkupën, pasi presidenti Gjici nuk para fal nëse nuk përmbushen objektivat, madje duhet të bëhet më shumë se ç’pret, për të mos rrezikuar.

FORMACIONI – Nga epoka “Gjoka” tek ajo “Milinkoviç”, ndryshimet në formacion pritet të jenë të detyruara, kjo për shkak të largimit të disa lojtarëve kyç. Porta dhe mbrojtja do të jenë repartet që nuk do të kenë asnjë ndryshim nga sezonin i shkuar, me Koliçin mes tre shtyllave, Hallaçi, Shameti, Alla dhe Rrumbullakun mbeten të konfirmuar në mbrojtje. Në mesfushë ndryshmet do të jenë evidente, kjo për shkak se krahët do të ndërtohen nga Shtubina dhe Guri, i cili do të jetë një “xhol” tek Kukësi, pasi do të aktivizohet si në krahun e djathtë të mesfushës ashtu dhe në sulm, gjithnjë në nevojë të skuadrës. Në qendër të mesfushës pritet për t’u parë se kush do të aktivizohet në ndeshjen me Tiranën, pasi Musolli është në grumbullim me përfaqësuesen e Kosovës dhe nëse për të do të ketë minuta në ndeshjen me Finlandën atëherë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerin Milinkoviç, por nëse nuk do të aktivizohet, atëherë mund të jetë që nga minuta e parë, pasi favorizohet dhe nga fakti se ndeshja do të luhet në Shkodër dhe distanca do të jetë e vogël për të udhëtuar drejt kryeqytetit. Nëse mesfushori nga Podujeva nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, atëherë me shumë gjasa do të debutojë malazezi Milos Kërkotiç. Në sulm Bakaj priret të mbështesë azerin Alijev, prej të cilit pritet shumë, pasi cilësohet si pasuesi i Pero Pejiç. Një provë gjenerale, para nisjes së kampionatit, por një provë që ka vlerë shumë të madhe, pasi fatura në rast dështimi mund të jetë goxha e kripur, pasi presidenti Gjici sheh vetëm rezultatet dhe trofetë, që për të nuk këmbehen me asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online