Kukësi nuk ndalet te fjalët, letër UEFA-s për Federbetin

Federbet hodhi dyshime mbi miqësoret e Kukësit në Austri, Kukësi reagon dhe pas kërcënimit me gjyq, tani ndërmerr hapin e parë konkret, duke i shkruar UEFA-s dhe presidentit Çeferin.

Supersport ka publikuar letrën e Kukësit, që mohon çdo aludim të Feerbetit dhe kërkon që Kukësi të mos kuotohet në kompaninë e basteve, duke qenë i gatshëm për një hetim nga ana e Uefa-s.

Kukësi nënvizon se postimet e Federbet në Facebook janë realizuar për të njollosur reputacionin e Kukësit dhe njëkohësisht dëmtuar financiarisht klubin në aspektin e marketingut.

Kukësi shkruan se është detyruar të kryejë një hetim privat në lidhje me pretendimet e Federbet duke dalë në përfundimin se në ndeshjet miqësore kundër Botosanit e fituar 3-1, dhe në atë të humbur 7-0 përballë Volfsberger nuk ka patur flukse të pazakonta bastesh dhe pretendimet e Federbet janë krejtësisht të pabazuara.

Kukësi kërkon solidaritetin e UEFA-s dhe i kërkon qeverisë europiane të përdorë influencën e saj në mënyrë që Kukësi të mos përfshihet në kuotat e basteve, si një masë që të shërbejë për të bindur edhe Federbet se ky klub është krejtësisht i papërfshirë në lidhje me aktivitete që kanë të bëjnë me bastet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *