Kukësi është zhvendosur një ditë më parë në Ohër, aty ku do të përgatitet për ndeshjen e parë kundër hungarezëve të Debrecen. Të shtunën ekipi verilindor me shumë mundësi do të zhvillojë edhe një miqësore të fundit, sërish me Laçin dhe këtë herë në Pogradec. Gjithsesi mbetet për t’u konfirmuar përfundimisht.
MERKATO – Trajneri Ernest Gjoka pret që drejtuesit të mbyllin marrëveshjet edhe me dy lojtarë të tjerë, të cilët të luajnë në repartin e sulmit. Ishte menduar që për Europën të ishte në dispozicion të stafit teknik edhe sulmuesi Roxher Zhunio.
Gjithsesi duket se ai nuk do të jetë pjesë e Kukësit, pasi nuk ka udhëtuar drejt Ohrit, aty ku verilindorët po zhvillojnë fazën përgatitore. Para disa ditësh Roxher u rikthye në Shqipëri.
Ai u bashkua me Kukësin në Elbasan dhe u mendua se palët kishin sheshuar gjithçka. Sulmuesi është larguar sërish nga Shqipëria, një shenjë e qartë se e ardhmja e tij do të jetë jo vetëm larg Kukësit, por edhe larg Superiores.